Shqip | English
 

Tarifat Noteriale

URDHËR
Nr. 279, datë 14.6.2012
PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMEVE NOTERIALE


Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të nenit 7 pika 2 të ligjit nr.8678, datë 14.5.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë", të ndryshuar, dhe të nenit 26 të ligjit nr. 7829, datë 1.9.1994 "Për noterinë", të ndryshuar,

URDHËROJ:

1. Miratimin e listës së tarifave të shërbimeve noteriale, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjithë noterët për zbatimin e këtij urdhri, si dhe afishimin e tij në një ambient të dukshëm në zyrën noteriale. 3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë, që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë, të bëjë njoftimin e këtij urdhri dhe ndjekjen e zbatimit të tij në vijimësi.
4. Urdhri nr.96/1, prot., datë 23.1.2001 i Ministrit të Drejtësisë "Për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve noteriale", shfuqizohet.
Ky urdhër hyn në fuqi më datë 20.6.2012 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I DREJTËSISË
Eduard Halimi


ANEKSI 1 LISTA E TARIFAVE TË SHËRBIMEVE NOTERIALE EMËRTIMI I SHËRBIMIT TARIFA

- PROKURË E PËRGJITHSHME 5.000 lekë
- PROKURË E POSAÇME 3.000 lekë
- PROKURË E POSAÇME KUR MARRIN PJESË MË SHUMË SE 5 PERSONA 5.000 lekë
- PROKURË PËR TËRHEQJE 500 lekë

- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI 1-500.000 LEKË 2.000 lekë
- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI NGA 500.000 LEKË-1.500.000 LEKË 3.000 lekë
- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI NGA 1.500.000 LEKË - 5.000.000 LEKË 4.000 lekë
- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI NGA 5.000.000 LEKË-15.000.000 LEKË 6.000 lekë
- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI MBI 15.000.000 LEKË 8.000 lekë
- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI MBI 50.000.000 LEKË 10.000 lekë
- KONTRATË HIPOTEKIMI PËR PASURI TË PALUAJTSHME PËR KREDI MBI 100.000.000 LEKË 15.000 lekë
- KONTRATË KREDIE KONTRATË HUAJE BANKARE 3.000 lekë

- MARRËVESHJE SIGURUESE DERI 1.000.000 LEKË

- KONTRATË PËR KALIM KREDIE DERI 1.000.000 LEKË
- KONTRATË PËR ZËVENDËSIM DEBITORIT DERI 1.000.000 LEKË 1.500 lekë

- MARRËVESHJE SIGURUESE NGA 1.000.000-4.000.000 LEKË
- KONTRATË PËR KALIM KREDIE NGA 1.000.000-4.000.000 LEKË
- KONTRATË PËR ZËVENDËSIM DEBITORIT NGA 1.000.000-4.000.000 LEKË - 2.500 lekë

- MARRËVESHJE SIGURUESE NGA 4.000.000-20.000.000 LEKË
- KONTRATË PËR KALIM KREDIE NGA 4.000.000-20.000.000 LEKË
- KONTRATË PËR ZËVENDËSIM DEBITORIT NGA 4.000.000-20.000.000 LEKË 3.000 lekë

MARRËVESHJE SIGURUESE

KONTRATË PËR KALIM KREDIE


KONTRATË PËR ZËVENDËSIM DEBITORIT MBI 20.000.000 LEKË 4.000 lekë
PËRPILIMI I TESTAMENTIT NË ZYRË 8.000 lekë
PËRPILIMI I TESTAMENTIT TË SHTËPI 10.000 lekë

DEPOZITIM TESTAMENTI 3.000 lekë
PROCESVERBAL I ÇELJES SË TESTAMENTIT 5.000 lekë

KONTRATË PUNE ME NJË PUNËMARRËS 3.000 lekë
KONTRATË PUNE ME MË SHUMË SE NJË PUNËMARRËS 6.000 lekë

REDAKTIM PROCESVERBALI PËR BËRJE INVENTARI 6.000 lekë

RUAJTJE DOKUMENTACIONI TEK NOTERI DERI 6 MUAJ 3.000 lekë
RUAJTJE DOKUMENTACIONI TEK NOTERI MBI 6 MUAJ 4.000 lekë

VËRTETIM QËNDRIMI NË NJË VEND TË CAKTUAR DËSHMI GJALLËRIE 3.000 lekë

KUJTESË NOTERIALE BRENDA VENDIT 4.000 lekë
KUJTESË NOTERIALE JASHTË VENDIT 2.000 lekë

DEKLARATË PËR FALJE DETYRIMI 2.000 lekë
DEKLARATË PËR REVOKIM TESTAMENTI 2.000 lekë
DEKLARATË PËR PRANIM DHURIMI 3.000 lekë
DEKLARATË PËR KOMPENSIM DËMSHPËRBLIMI 2.000 lekë
DEKLARATË PËR FSHIRJE HIPOTEKE 2.000 lekë
DEKLARATË PËR NJOHJE DETYRIMI, SHUME 3.000 lekë
DEKLARATA ME PËRMBAJTJE TË TJERA 2.000 lekë
DEKLARATË PËR HEQJE DORË NGA PRONËSIA 3.000 lekë
DEKLARIM I PRINDIT PËR KALIM KUFIRI NGA FËMIJA 500 lekë
DEKLARATË PËR PAJISJE FËMIJE ME PASAPORTË 500 lekë
DEKLARATË ASISTENCE, PAPUNËSIE 200 lekë

PJESËMARRJE NË MBLEDHJEN E ORTAKËVE TË NJË SHOQËRIE TREGTARE 5.000 lekë

KONTRATË UZUFRUKTI 7.000 lekë
KONTRATË SERVITUTI 7.000 lekë
KONTRATË FURNIZIMI 7.000 lekë
KONTRATË ENFITEOZE 7.000 lekë
KONTRATË E QIRASË FINANCIARE (LEASING) 7.000 lekë
KONTRATË TRANSPORTI 7.000 lekë
KONTRATË KOMISIONI KONTRATË SPEDICIONI KONTRATË AGJENCIE KONTRATË NDËRMJETËSIMI KALIMI I PASURISË

KREDITORËVE 7.000 lekë
KONTRATË POROSIE 5.000 lekë
KONTRATË PENGU 3.000 lekë
KONTRATË DORËZANIE 3.000 lekë
KONTRATË KAPARI 5.000 lekë
KONTRATË E RENTËS JETËSORE 10.000 lekë
KONTRATË HUAJE E ZAKONSHME 4.000 lekë
KONTRATË HUAPËRDORJE 3.000 lekë
KONTRATË PJESËTIMI ME DY BASHKËPRONARË 10.000 lekë
KONTRATË PJESËTIMI ME MBI DY BASHKËPRONARË 15.000 lekë
KONTRATË QIRAJE 3.500 lekë
KONTRATE BAZË SIPËRMARRJE (PRONAR TRUALLI-FIRME NDËRTUESE) 15.000 lekë

SHTESË E KONTRATËS SË SIPËRMARRJES PËR CAKTIMIN E PJESËVE NË NATYRË (PRONAR TRUALLI- FIRME NDËRTUESE) 10.000 lekë

KONTRATË SIPËRMARRJE PËR PRENOTIM APARTAMENTI 4.000 lekë
KONTRATË PËR REGJIM PASUROR PASMARTESOR 7.000 lekë

MARRËVESHJE PËR ZGJIDHJE MARTESE ME MIRËKUPTIM 7.000 lekë
MARRËVESHJE PËR BASHKËJETESË 7.000 lekë

VËRTETIM NËNSHKRIMI NË AKTE TË NDRYSHME, SI DHE NË DEKLARATA PERSONALE 2.000 lekë

DEPOZITIM SHUME 5.000 lekë
DEPOZITIM PASURIE ME VLERË 15.000 lekë

REVOKIM PROKURE DHE AKTESH TË TJERA 3.000 lekë

VËRTETIM PËRKTHIMI 200 lekë
VËRTETIM I NJËSISË ME ORIGJINALIN 300 lekë

KONTRATË PJESËTIMI PASURIE TË PALUAJTSHME 10.000 lekë
KONTRATË SHKËMBIMI PASURIE TË PALUAJTSHME (PRONAR TRUALLI-FIRME NDËRTIMI) 15.000 lekë
KONTRATË QIRAJE (TË SHIKOHET SIPAS AFATIT) 4.000 lekë
KONTRATË HUAJE KONTRATË HUAPËRDORJE 4.000 lekë

PËRPILIM DHE VËRTETIM TË SHOQËRIVE TREGTARE ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR (SHPK) 20.000 lekë
PËRPILIM DHE VËRTETIM TË SHOQËRIVE TREGTARE AKSIONARE (SHA) 30.000 lekë

VËRTETIM I NËNSHKRIMEVE NË AKTET E SHOQËRIVE TREGTARE 5.000 lekë
VËRTETIM DHE VERIFIKIM I DOKUMENTEVE TË NDRYSHME 4.500 lekë

DEPOZITIM SHUME 4.000 lekë
DEPOZITIM PASURIE ME VLERË 10.000 lekë

VËRTETIM NËNSHKRIMI NË DEKLARATAT PERSONALE 1.000 lekë

KRIJIMI I SHOQATAVE, AKTI I THEMELIMIT PARA NOTERIT, VËRTETIMI I NËNSHKRIMIT PËR STATUTIN 20.000 lekë
KRIJIMI I FONDACIONEVE (ME AKT NOTERIAL) 25.000 lekë

REDAKTIM DHE VËRTETIM I AKTEVE TË SHOQËRIVE TREGTARE (SHPK) 20.000 lekë
REDAKTIM DHE VËRTETIM I AKTEVE TË SHOQËRIVE TREGTARE (SHA) 40.000 lekë

PJESËMARRJE NË MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË ORTAKËVE 5.000 lekë

KËRKESA PËR REGJISTRIMIN E VEPRIMEVE JURIDIKE NË ZRPP 4.000 lekë

VERIFIKIMI ONLINE I GJENDJES JURIDIKE TË PRONËSISË NË REGJISTRIN ELEKTRONIK TË PASURIVE TË PALUAJTSHME 600 lekë

KONSULTIMI I KARTELËS SË PASURISË DHE TË DHËNAVE TË TJERA TË PASURISË SË PALUAJTSHME 700 lekë

NXJERRJA E KOPJES NGA ARKIVA NOTERIALE 500 lekë

NXJERRJA E EKSTRAKTEVE NGA ARKIVA NOTERIALE DHE VËRTETIMI I TYRE 1.500 lekë

KONSULENCË 2.000 lekë/ora


KALIM PASURIE TË PALUAJTSHME SHITJE DHE DHURIM


VLERA E TRANSAKSIONIT NË AKTIN NOTERIAL TARIFA
Nga 100 000 - 6 000 000 lekë 0.35 %
Nga 6 000 001 - 15 000 000 lekë 0.3 %
Nga 15 000 001 - 50 000 000 lekë 0.28 %
Nga 50 000 001 - 100 000 000 lekë 0.25 %
Mbi 100 000 001 lekë 0.23 %

Në çdo rast, nëse çmimi në kontratën e shitjes do të jetë më i ulët se çmimi i referencës i përcaktuar për atë zonë, tarifa do të llogaritet në bazë të çmimit të referencës.

KALIM PASURIE TË LUAJTSHME SHITJE DHE DHURIM

VLERA E TRANSAKSIONIT NË AKTIN NOTERIAL TARIFA
Deri në 1 000 000 lekë 0.3 %
Nga 1 000 001 - 5 000 000 lekë 0.25%
Mbi 5 000 001 lekë 0.23%


 

Copyright ©. All rights reserved 1st Real Estate. Design by ENIAC