Ligji për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme
L I G J
Nr.7843, datë 13.7.1994
PER REGJISTRIMIN E PASURIVE TE PALUAJTSHME
Ndryshuar me ligjin Nr.8090, datë 21.03.1996
Ndryshuar me ligjin Nr.9407, datë 19.05.2005
Ndryshuar me ligjin Nr.9701, datë 02.04.2007
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Përcaktime
Për efekt të këtij ligji përdoren përcaktimet e mëposhtme:
"dëshmi/dokument (regjistrimi)": përfshin çdo document pronësie, vendim gjykate, akt të organeve shtetërore ose dokument tjetër që kërkon regjistrim dhe që regjistrohet sipas këtij ligji;
"gjykatë": organi gjyqësor që zgjidh mosmarrëveshjet mbi pronat e paluajtshme;
"harta treguese e regjistrimit": harta ose seria e hartave të përmendura në kapitullin III të këtij ligji;
"kartela": fleta e volumit të regjistrit që mbahet për çdo pasuri të paluajtshme;
"kryeregjistrues" personi i caktuar i cili është përgjegjës për të siguruar që regjistruesit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin administrojnë zyrat e tyre të regjistrimit në përputhje me ligjin.
"kufizim" një urdhër i regjistruesit për të kufizuar regjistrimin ose transaksionet mbi një pasuri të paluajtshme të caktuar;
"marrëveshje kufizuese": akti i kufizimit mbi përdorimin e pasurisë së paluajtshme;
"pasuri e paluajtshme": toka, burimet ujore, ndërtesat objektet dhe çdo gjë tjetër e paluajtshme sipas dispozitave ligjore përkatëse
"plan rilevimi" është dokumenti që tregon kufijtë e një pasurie të paluajtshme e që është pjesë e regjistrit;
"pronar": personi, emri i të cilit është regjistruar sipas këtij ligji si pronar i pasurisë së paluajtshme;
"në përdorim": e drejta e gëzimit për shfrytëzim e pasurive të paluajtshme shtetërore;
"Regjistri": bashkësia e gjithë kartelave të pasurive të paluajtshme në një zonë të caktuar administrative të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
"regjistroj": bëj një hyrje, shënim ose regjistrim në kartelën e mbajtur sipas dispozitave të këtij ligji;
"regjistrues": personi përgjegjës për zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të një zone të caktuar administrative;
"studim/rivelim": përcaktimi i kufijve të një pasurie të paluajtshme;
"zonë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme": nëndarje ose zonë gjeografike e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Kryeregjistruesin për qëllimet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme sipas këtij ligji ose ndonjë ligji tjetër;
"zyra e regjistrimit": zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që ngrihet sipas këtij ligji.
"Regjistrim fillestar" është regjistrimi për herë të parë i pasurisë së paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në nenin 192 të Kodit Civil.
KREU II
ZYRA E REGJISTRIMIT Të PASURIVE Të PALUAJTSHME
Neni 2
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është institucion buxhetor në varësi të Ministrit të Drejtësisë.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ushtron veprimtarinë e vet në mbështetje të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, që përmbajnë rregulla për veprimtarinë e saj.
Neni 2/1
Objekti i veprimtarisë
Objekt i veprimtarisë së zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale për pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe përgatitja, mbajtja dhe administrimi i regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave treguese të regjistrimit dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme.
Neni 2/2
Organizimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përbëhet nga zyra qendrore dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Këto zyra janë persona juridikë publikë.
Struktura organizative dhe limiti organik i punonjësve të kësaj Zyre caktohen nga Kryeministri me propozimin e Ministrit të Drejtësisë
Neni 3
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejton, organizon dhe kontrollon veprimtarinë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejtohet nga Kryeregjistruesi dhe, në mungesë të tij, nga njëri prej dy zëvendëskryeregjistruesve.
Kryeregjistruesi emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.
Zëvendëskryeregjistruesit emërohen dhe shkarkohen nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit
Neni 4
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e zonës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme organizohet dhe drejtohet nga regjistruesi, që emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit.
Në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbahen:
a) regjistra të pasurive të paluajtshme;
b) harta treguese të regjistrimit për zonën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
c) vendime gjyqësore, akte administrative, kontrata, akte e dokumente të tjera, të hartuara sipas ligjit, që kanë ndikim juridik mbi pasurinë e paluajtshme apo që, sipas ligjit, duhet të regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme;
ç) plane rilevuese të paluajtshme, indekse të regjistrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme, si dhe regjistrime të tjera, të nevojshme për veprimtarinë e zyrave vendore të pasurive të paluajtshme.
Cilido, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë të marrë të dhëna dhe kopje të dokumenteve, që janë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, në kartela, në harta treguese të regjistrimit, në dokumentacione të depozituara me kërkesën për regjistrim dhe në dokumentacionin që mbahet dhe administrohet nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
d) informacioni filmik dhe elektronik
Neni 5
Të drejtat e regjistruesit
Përveç të drejtave të tjera që i jepen nga ky ligj, regjistruesi ka dhe këto kompetenca:
a) Lëshon çertifikatë pronësie, qiraje apo interesave të tjera të regjistruara në kartelë mbi pasurinë e paluajtshme, personit që e kërkon këtë dhe që i takon.
b) Kërkon nga personi i interesuar që të paraqesë dokumentet e pronësisë, çertifikatat ose dokument tjerët a plan rilevimi lidhur me pasurinë e paluajtshme, qiranë ose hipotekën në fjalë, i cili detyrohet t'i paraqesë ato;
c) Thërret çdo person që të paraqitet tek ai ose tek ndonjë i autorizuar i tij që të japë informacion ose shpjegim në lidhje me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën.
Të paraqesë dokumentet e pronësisë, çertifikatat ose dokument tjetër a plan rilevimi lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën në fjalë, dhe ky person duhet të paraqitet dhe të japë informacionin dhe shpjegimet e kërkuara;
d) Pezullon një regjistrim në rast se nuk janë të plota ose nuk dorëzohen, dokumentet e pronësisë, çertifikata ose ndonjë dokument tjetër, plan rilevimi, informacion ose shpjegime, si dhe
në qoftë se nuk kryhen veprimet që kërkohen sipas këtij ligji;
dh) Administron të dhënat e mësipërme dhe bën verifikimin e tyre;
e) Me autorizimin e kryeregjistruesit, regjistruesi ka të drejtë të vendosë gjobë ndaj një personi që paraqet një informacion jo të rregullt, që t'i paguajë zyrës së regjistrimit për shpenzimet që ajo ka kryer në procesin e kontrollit të këtij informacioni jo të rregullt.
Neni 6
Vula e zyrës së regjistrimit
Zyra e regjistrimit ka vulën e vet. cdo dokument i lëshuar nga kjo zyrë duhet të përmbajë vulën e saj.
Neni 7
Garancia e punonjësve të zyrës së regjistrimit
Kryeregjistruesi, regjistruesit dhe çdo punonjës tjetër i zyrës së regjistrimit nuk mban përgjegjësi ligjore lidhur me ndonjë çështje ose veprim të kryer ose të pakryer në mirëbesim mbi bazën e dokumenteve në ushtrimin e të drejtave dhe të detyrave që burojnë nga ky ligj ose çdo rregullore tjetër të këtij ligji. Këta nëpunës janë subjekt i penaliteteve të parashikuara për shkeljen e ligjit.
Neni 8
Regjistri i pasurive të paluajtshme
cdo volum i regjistrit të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme përmban kartela për pasuri të paluajtshme në pronësi publike dhe kartela për pasuri të paluajtshme në pronësi private.
Neni 9
Efekti i regjistrimit
Menjëherë pasi pasuria e paluajtshme të jetë regjistruar e vlefshme, çdo transaksion i mëtejmë që ka të bëjë me të drejtat mbi të, duhet regjistruar në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin.
cdo pronar që fiton një pasuri të paluajtshme, kontratë qiraje ose hipotekë, prezumohet se është njoftuar për çdo shënim në regjistër lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën.
Neni 10
Përparësia e regjistrimit
Përparësia e regjistrimit përcaktohet në varësi nga radha e paraqitjes në mënyrë të
përshtatshme të dokumenteve të tyre te regjistruesi pavarësisht nga data e përpilimit të tyre dhe
pavarësisht se shënimi në kartelë mund të vonohet.
Në rastet kur, për të njëjtën pasuri, janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon Kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të Kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palën/palët e interesuara brenda 10 ditëve. Konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse.
Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës. Në rast të mosmarrjes së vendimit nga Kryeregjistruesi, zbatohet neni 328 i Kodit të Procedurës Civile. Vendimi i Kryeregjistruesit i njoftohet palës/palëve të interesuara brenda 10 ditëve dhe konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse
Neni 11
Regjistrimi i detyruar
Cdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit të tij.
Neni 12
Vonesa në regjistrim
Nëse një dokument paraqitet për regjistrim më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhet kamatëvonesë e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit.
Neni 13
Shfuqizuar
Neni 14
Pezullimi i regjistrimit
Në qoftë se një person propozon një marrëveshje për një pasuri të paluajtshme të regjistruar, mund të bëjë një kërkesë te regjistruesi i zonës përkatëse me pëlqimin me shkrim të
pronarit, për të pezulluar veprimet për transaksione të tjera të kësaj pasurie. Regjistrimi i çdo dokumenti tjetër lidhur me këtë pasuri të paluajtshme pezullohet për një afat (i cili quhet afati
i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur miratohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë.
Në rast se brenda afatit të pezullimit paraqitet për regjistrim një dokument i vlefshëm nga personi që kërkon pezullimin, ky dokument ka përparësi ndaj çdo dokumenti tjetër që mund të paraqitet për regjistrim gjatë këtij afati të pezullimit.
Neni 15
Regjistrimi i pasurive të paluajtshme në bashkëpronësi
Cdo dokument që vërteton pronësinë të dy ose më shumë personave si dhe regjistrimi i tij në zyrën e regjistrimit, duhet të tregojë identitetin, pjesën e secilit bashkëpronar kur kjo e fundit është e mundshme.
KREU III
HARTAT, PASURITE E PALUAJTSHME, KUFIJTE
Neni 16
Harta treguese e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme
Regjistruesi është përgjegjës për përgatitjen dhe mirëmbajtjen e një harte ose seri hartash, të cilat do të quhen harta treguese të regjistrimit për zonën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që mbulon kjo zyrë regjistrimi.
Harta treguese e regjistrimit duhet të tregojë kufijtë dhe pozicionin gjeografik të pasurive të paluajtshme si dhe tregues të tjerë.
Pasuritë e paluajtshme kanë një numër të vetëm identifikimi, i cili do të përdoret si për të identifikuar pasurinë e paluajtshme në kartelat e regjistrimit ashtu edhe për të identifikuar pasurinë e paluajtshme në hartat treguese të regjistrimit.
Për të zgjeruar informacionin e dhënë nga harta treguese e regjistrimit, mund të dokumentohet një plan rilevimi i një pasurie të paluajtshme të caktuar. Në këtë rast, dokumentimi i planit të rilevimit duhet të shënohet në kartelë.
Neni 17
Korrigjimi i hartës së regjistrimit dhe shtesat e reja
Regjistruesi mund të kërkojë që të bëhet një studim/rilevim për çdo pasuri të paluajtshme për qëllime të këtij ligji dhe pasi të ketë njoftuar personat e interesuar, mund të korrigjojë hartën treguese të regjistrimit si rezultat i studimit/rilevimit tëlartpërmendur.
Ai mund të korrigjojë çdo gabim teknik në hartën treguese nëse nuk cenohen interesat e ndonjë personi.
Në çdo kohë regjistruesi mund të udhëzojë përgatitjen e një harte të re treguese të regjistrimit ose të një pjese të saj dhe në hartë mund të mos shënohet ndonjë hollësi që regjistruesi e konsideron të vjetëruar.
Neni 18
Kufijtë
Harta treguese e regjistrimit tregon kufijtë, sipërfaqen dhe pozicionin e përafërt të pasurisë së paluajtshme.
Kur pjesëtarët në një mosmarrëveshje lidhur me pozicionin e një apo disa kufijve arrijnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen regjistruesi bën korrigjimet në hartën treguese dhe në kartelat e duhura në përputhje me marrëveshjen e arritur, dhe arshivon marrëveshjen e firmosur nga palët pjesëmarrëse në konflikt.
Kur lind ndonjë paqartësi ose mosmarrëveshje lidhur me pozicionin e ndonjë kufiri dhe pjesëtarët në këtë konflikt nuk arrijnë marrëveshje lidhur me këtë, regjistruesi i udhëzon ato që të paraqesin çështjen në gjykatën kompetente brenda 15 ditëve dhe bën një shënim në kartelë. Në qoftë se brenda këtij afati çështja nuk është dërguar në gjykatë, atëherë regjistruesi bën shënimin përkatës.
Neni 19
Shfuqizuar
Neni 20
Shfuqizuar
Neni 21
Bashkimet dhe ndarjet
Kur pasuritë e paluajtshme ngjitur janë pronë e të njëjtit pronar dhe i nënshtrohen në çdo rast të drejtave dhe detyrimeve të njëjta, me kërkesë të pronarit, regjistruesi mund t'i bashkojë ato pasuri të paluajtshme, duke mbyllur kartelat që u takojnë këtyre pasurive të paluajtshme dhe duke hapur një kartelë apo disa kartela të reja lidhur me pasurinë apo pasuritë e paluajtshme që dalin nga bashkime të tilla, si dhe duke azhurnuar hartën treguese të pasurive.
Me kërkesën me shkrim të pronarit të vetëm ose të trashëgimtarit të tij, për ndarjen e një pasurie të paluajtshme të tij në dy a më shumë pjesë të kësaj pasurie të paluajtshme, regjistruesi bën ndarjen duke mbyllur kartelën për pasurinë epaluajtshme që ndahet, dhe hap kartela të reja dhe azhurnon hartat treguese për pasuritë e paluajtshme të reja që dalin nga ndarja dhe regjistron në kartelat e reja të gjitha hyrjet që ishin në kartelën e mbyllur.
Me kërkesë të pronarëve të pasurive të paluajtshme fqinjë, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë kufijtë ndërmjet pasurive të paluajtshme të tyre, dhe, me pëlqimin e dhënë me shkrim nga të gjithë personat e tjerë, në emër të të cilëve është regjistruar çdo e drejtë a pronësi mbi këto pasuri të paluajtshme, regjistruesi anullon kartelat e këtyre pasurive të paluajtshme dhe azhurnon kartelat dhe hartën treguese të regjistrimit në përshtatje me konfiguracionin e ndryshuar të pasurive të paluajtshme.
Në rast se regjistruesi mendon se një rindarje e propozuar përmban ndryshime rrënjësore të pronësisë mbi pasurinë, të cilat duhen rregulluar nëpërmjet kalimeve të pronësisë regjistruesi refuzon këtë rindarje.
Në asnjë rast regjistruesi nuk lejon ndryshimin e pronësisë që fshin të drejtat reale.
Kur një pronar dëshiron ta ndajë në pjesë pasurinë e paluajtshme të tij, regjistruesi i kërkon atij të dorëzojë një plan rilevimi të nëndarjeve të propozuara të përgatitura prej një topografi të licensuar (heqje fjalesh).
Kur pasuritë e paluajtshme, ngjitur njëra-tjetrës, janë pronë e pronarëve të ndryshëm, regjistruesi mund të bëjë bashkimin e tyre në të gjitha rastet kur pronarët paraqesin deklaratën noteriale, ku shprehet pëlqimi i palëve për bashkim të pasurive, e shoqëruar me plan rilevimi, të përgatitur nga topografi i licencuar.
Në të gjitha rastet, pronarët dorëzojnë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme certifikatën origjinale të pasurisë, që do të bashkohet ose ndahet, si dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara.
Neni 22
Kalimi i pronësisë së një pjese të pasurisë së paluajtshme
Asnjë pjesë në natyrë të pasurisë së paluajtshme të përfshirë në një kartelë nuk kalohet në pronësi tjetër në qoftë se pronari nuk e ka ndarë pasurinë e paluajtshme më parë, në përputhje me ligjin, dhe në qoftë se nuk janë hapur kartelatë reja për çdo nëndarje të pasurisë së paluajtshme.
KREU IV
REGJISTRIMI I PARE I NJE PASURIE TE PALUAJTSHME
Neni 23
Regjistrimi fillestar
Regjistrimi fillestar i çdo pasurie të paluajtshme bëhet me përgatitjen e një kartele dhe të një harte treguese të regjistrimit në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe në përputhje me dispozitat e çdo akti që përcakton pronësinë ose marrëveshjet apo detyrimet që ekzistojnë për pasuritë e paluajtshme.
Neni 24
Mënyra e regjistrimit fillestar
Regjistruesi, një person ose çdo grup i ngarkuar nga kryeregjistruesi kërkon që pronësia si dhe kufijtë e çdo pasurie që duhet regjistruar, të dokumentohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:
a) Pronësia dhe kufijtë e pasurive të paluajtshme përcaktohen nga aktet e fitimit të pronësisë, sipas nenit 193 të Kodit Civil.
b) Individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, sipas shkronjës "a", por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t'i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, me një planvendosje apo genplanin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme, që mbështesin kërkesën për regjistrim.
Regjistruesi, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duhet t'i kthejë përgjigje kërkuesit pas pagesës së shpenzimeve, të cilat parapaguhen nga kërkuesi.
Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë ngjitur njëra-tjetrës e të cilët kanë interes të ligjshëm në gjykim.
c) Për kalimin në pronësi të sipërfaqes, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim", kërkuesit duhet t'u drejtohen organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për rastet, të cilat nuk janë subjekt i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, kërkuesit i drejtohen institucionit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Procedura e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi, në këto raste, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 25
Njoftimi publik
Regjistrimi i përkohshëm duhet të afishohet për 45 ditë në një vend të përshtatshëm për konsultim publik brenda zonës gjeografike ku këto pasuri janë të lokalizuara.
Gjithashtu do të bëhet edhe një njoftim për këtë periudhë 45 ditëshe sipas një mënyre publike për të lajmëruar individët që mund të bëjnë ndonjë pretendim për pasuritë e paluajtshme.
Gjatë kohës së afishimit të gjitha gabimet apo pretendimet duhet t'i bëhen të ditura regjistruesit. Asnjë pretendim i paraqitur pas kësaj periudhe 45 ditëshe, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Neni 26
Ligjërimi i regjistrimit fillestar
Pas periudhës së afishimit publik, sipas paragrafit të parë të nenit 25, të gjitha pasuritë e paluajtshme për të cilat nuk ka asnjë pretendim të pazgjidhur do të regjistrohen siç janë në kartelat dhe hartat treguese të përkohshëm dhe që nga ky moment regjistruesi mund të lëshojë çertifikatat e pronësisë si dhe çertifikata të tjera që mund të kërkohen në lidhje me përmbajtjen e kartelave dhe hartave treguese.
Neni 27
Zgjidhja e pretendimeve për regjistrimin fillestar
Regjistruesi konsulton me palët pretenduese informacionet që ndodhen në kartela apo në hartat treguese me qëllim që të qartësohen dhe të korrigjohen gabimet materiale si dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet. Të tilla korrigjime apo marrëveshje duhet të bëhen me shkrim, të firmosen nga palët dhe të jenë me akt noterial. cdo mosmarrëveshje që është zgjidhur më parë nga komisionet e njohura me ligj apo gjykata, ndalon veprimet e mëtejshme të regjistruesit.
Mosmarrëveshjet që nuk mund të zgjidhen në mënyrë të tillë që palët pjesëmarrëse të bien dakord i kalojnë për shqyrtim gjykatës kompetente, dhe bëhet një shënim në kartelë për të treguar ekzistencën e një mosmarrëveshje si dhe gjykata të cilës i është dërguar çështja.
Regjistrimi i një pasurie nuk mund të krijojë mbivendosje me prona të regjistruara më parë, përveç rasteve kur kemi humbje ose ndryshim të pronësisë së regjistruar, sipas neneve 37 e 38 të këtij ligji.
Në rastet kur dokumentet e paraqitura për regjistrim janë të vlefshme, por krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, refuzon regjistrimin e pasurisë për atë pjesë që krijon mbivendosjen, deri në zgjidhjen gjyqësore dhe orienton kërkuesin për zgjidhjen e çështjes në rrugë administrative e gjyqësore
KREU V
CERTIFIKATAT DHE KONTROLLET
Neni 28
Certifikatat e pronësisë dhe çertifikatat e qirasë
Me kërkesë të pronarit të një pasurie të paluajtshme ose të qiramarrësit, të cilëve nuk u është lëshuar asnjë çertifikatë pronësie ose qiraje, regjistruesi i lëshon pronarit një çertifikatë pronësie ose qiraje, sipas rastit, në formë të shkruar duke pasqyruar të gjithë informacionet që ndodhen në
kartelën e kësaj pasurie dhe që kanë efekt mbi pasurinë e paluajtshme apo mbi kontratën e qirasë.
Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për pronësi, hipotekim apo për kontrata të ndryshme që janë realizuar mbi këtë pasuri, lëshohet vetëm një certifikatë.
certifikata e pronësisë, e qirasë apo e hipotekës është dëshmi e vlefshme për çështjet që tregohen në të, ndërsa pasuria e paluajtshme kontrata e qirasë apo hipotekës i nënshtrohen të
gjitha atyre që janë shkruar në kartelë si në rastin kur këto shënohen në çertifikatë ashtu edhe kur nuk shënohen.
Data e lëshimit të çertifikatës së pronësisë, së qirasë apo hipotekës shënohet në kartelë.
Neni 29
Certifikatat e humbura ose të prishura
Në rast se një çertifikatë që ka marrë çdo person i interesuar sipas nenit 28 ka humbur ose është prishur, ai mund t'i kërkojë regjistruesit ku ndodhet pasuria e paluajtshme lëshimin e një çertifikate të re, duke paraqitur të dhëna të mjaftueshme që regjistruesi të bindet për humbjen ose prishjen e çertifikatës së mëparshme. Në rast se ai bindet lidhur me këtë fakt dhe pasi publikon një njoftim që ai e sheh të përshtatshëm, regjistruesi lëshon një çertifikatë të re duke bërë shënimin përkatës në kartelë. Kur gjendet çertifikata e humbur, ajo i dorëzohet regjistruesit për asgjësim.
Neni 30
Kontrollet dhe kopjet
Cdo person mund të shohë, konsultojë apo kontrollojë çdo kartelë dhe mund të kërkojë një kopje të vërtetuar të saj, çdo pjesë të hartës treguese të regjistrimit, çdo dokument pronësie apo plan rilevimi të depozituar në zyrën e regjistrimit, duke paraqitur një kërkesë me shkrim dhe kundrejt një tarife të caktuar.
Neni 31
Dëshmia
Kopje të kartelës të vërtetuar nga regjistruesi, pjesë të hartës treguese, të një plani rilevimi ose dokumenti pronësie të depozituar në zyrën e regjistrimit pranohet si e barazvlefshme me origjinalin në të gjitha veprimet dhe çështjet me të dhe për të gjithë personat ose palët përderisa nuk është provuar e kundërta.
Neni 31/a
Kontrata e shitjes për një pasuri të paluajtshme regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme
KREU VI
"Regjistrimi i kontratave të shitjes, të qirasë, hipotekave dhe akteve të marrjes së tokës në "pronësi" dhe "në përdorim" dhe interesave të tjera për pasuritë e paluajtshme"
Neni 32
Regjistrimi i kontratës së qirasë
Kontrata e qirasë për një pasuri të paluajtshme, për një periudhë kohore deri në nëntë vjet, nuk është e detyrueshme të regjistrohet. çdo kontratë qiraje për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit.
Kur një kontratë qiraje është për pjesë të pasurisë së paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/pjesët, që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme që mbetet/mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën treguese të pasurive të paluajtshme. Në këto raste, në zyrën përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme depozitohet certifikata e pronësisë së pasurisë që do të ndahet.
Zyra e regjistrimit regjistron edhe të drejtën e parablerjes, në zbatim të nenit 14 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar
Neni 33
Regjistrimi i hipotekave
Hipotekimi kërkon regjistrimin e hipotekës në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë të paluajtshme ose një pjese të saj që përdoret si garanci për detyrimin, regjistrimin e personit, në favor të të cilit ajo krijohet, si pronar të saj dhe depozitimin e dokumentit në dosje. Zbatohen rregullat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
Neni 34
Regjistrimi i hipotekës ligjore
Me regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, regjistruesi duhet të bëjë regjistrimin e hipotekës ligjore të rrjedhur nga një kontratë shitje në seksionin e duhur të kartelës të pasurisë së paluajtshme që shitësi ka mbi këtë pronë.
Neni 35
Fshirja e hipotekës
Regjistruesi në bazë të kërkesës me shkrim të paraqitur në formën e përcaktuar nga ligji vendos fshirjen e regjistrimit të hipotekës kur janë plotësuar kushtet sipas dispozitave ligjore përkatëse.
Kërkesës duhet t'i bashkëngjitet akti që jusitifikon fshirjen e hipotekës. Veprimet përkatëse nënshkruhen nga regjistruesi.
Neni 36
Regjistrimi i titujve "në përdorim"
Për çdo titull "në përdorim" që është dhënë, për pasuri të paluajtshme pronë e shtetit, do të krijohet një kartelë e veçantë si dhe të pasqyrohet në hartën treguese të pasurive të paluajtshme. Zotëruesi i titullit "në përdorim" shënohet në seksionin përkatës ndërsa në seksionin e pronarëve si pronar i kësaj pasurie të paluajtshme shënohet shteti.
Neni 37
Regjistrimi i fitimit te pronesise me parashkrim fitues
Regjistrimi i fitimit te pronesise mbi një pasuri te paluajtshme, me parashkrim fitues, behet pas paraqitjes se vendimit gjyqësor te formës se prerë te regjistruesi per kete fitim pronësie.
Ne përputhje me kete vendim, regjistruesi regjistron si pronar te pasurise se paluajtshme personin qe e ka fituar ate me parashkrim fitues.
Regjistrimi i fitimit te pronesise, sipas ketij neni, behet nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme pas plotesimit te kushteve te regjistrimit, te percaktuara ne shkronjen "h" dhe ne paragrafin e fundit te nenit 193 te Kodit Civil. Ne rast se nuk plotesohen kushtet e siperpermendura, regjistruesi propozon refuzimin e kerkeses per regjistrim dhe dosja e plote e praktikes, se bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojne per kompetence Kryeregjistruesit.
Kryeregjistruesi, brenda 30 diteve, me urdher te arsyetuar, duhet te vendose miratimin ose jo te propozimit. Kunder urdhrit te Kryeregjistruesit per refuzimin e regjistrimit mund te behet ankim ne rruge gjyqesore.
Elementet e vendimit, qe verifikohen nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe procedura e nxjerrjes se urdhrit percaktohen me udhezim te Keshillit te Ministrave
Neni 38
Regjistrimi i fitimit te pronesise me ane te ligjit, vendimit gjyqesor apo aktit administrativ
Ne rastet kur shteti, personi, fizik ose juridik, ka fituar te drejten e pronesise mbi nje pasuri te paluajtshme me ane te ligjit, vendimit gjyqesor te formes se prere per fitimin ose kalimin e se drejtes se pronesise apo te aktit te nje organi administrativ, regjistruesi, mbeshtetur ne keto akte te paraqitura nga personi i interesuar, ben regjistrimin, duke shenuar pronar shtetin, personin, fizik ose juridik, te cilit i ka kaluar e drejta e pronesise.
Regjistrimi i fitimit te pronesise, sipas ketij neni, behet nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme pas plotesimit te kushteve te regjistrimit, te percaktuara ne shkronjen "h" dhe ne paragrafin e fundit te nenit 193 te Kodit Civil.
Nese nuk plotesohen kushtet e siperpermendura, regjistruesi propozon refuzimin e kerkeses per regjistrim dhe dosja e plote e praktikes, se bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojne per kompetence Kryeregjistruesit.
Kryeregjistruesi, brenda 30 diteve, me urdher te arsyetuar, duhet te vendose miratimin ose jo te propozimit. Kunder urdhrit te Kryeregjistruesit per refuzimin e regjistrimit mund te behet ankim ne rruge gjyqesore.
Elementet e vendimit, qe verifikohen nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe procedura e nxjerrjes se urdhrit percaktohen me udhezim te Keshillit te Ministrave.
Neni 39
Regjistrimi i pjesëtimit të një pasurie së paluajtshme që është në bashkëpronësi.
Në rast se bashkëpronarët me akt noterial bien dakord për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme mund të bëhet regjistrimi i kësaj pasurie sipas formularit të caktuar për këtë pjesëtim.
Formularit i bashkëngjitet akti noterial i pjesëtimit.
Kërkesa për regjistrim bëhet nga:
a) njëri ose disa prej bashkëpronarëve
b) çdo person, në favor të të cilit është dhënë një vendim gjykate për shitjen e një pjese të pandashme të pasurisë së paluajtshme.
Ndarja kryhet duke ndjekur procedurën e përcaktuar në nenin 21.
Neni 39/a
Regjistruesi nuk mund te pranoje asnje regjistrim te ri te nje prone, nese per kete prone ka nje regjistrim te meparshem te nje titulli, sipas neneve 37 e 38 te ketij ligji.
Nese regjistruesi eshte vene ne dijeni se nje regjistrim i meparshem eshte kryer ne kundershtim me kete nen, atehere ai procedon sipas nenit 10 te ketij ligji.
Neni 40
Regjistrimi i prokurës
Me kërkesë të të përfaqësuarit ose përfaqësuesit prokura regjistrohet në seksionin e pronësisë të kartelës së kësaj pasurie të paluajtshme dhe origjinali depozitohet në arkiv.
Neni 41
Regjistrimet e akteve të kryera në shtetet e tjera
Të gjitha aktet e kryera në shtete e tjera kur paraqiten për regjistrim duhet të jenë përkthyera dhe legalizuara rregullisht.
Neni 41/a
Regjistrimi i ndertimeve te reja
Regjistruesi, me kerkese te investitorit dhe të pronarit, ben regjistrimin e perkohshem te objektit ne fazen e perfundimit te karabinase, si dhe leshon certifikaten perkatese, ne perputhje me nenin 12/1 te ligjit nr.8402, date 10.9.1998 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", të ndryshuar. Ky regjistrim behet me kolone te ndryshme nga ajo e truallit, ne te cilin po kryhet ndertimi dhe eshte i vlefshem deri ne perfundimin e objektit, per efekt te kreditimit te investitorit ose regjistrimit te kontratave paraprake.
Me kerkesen e pales se interesuar, regjistruesi ben regjistrimin e kontratave paraprake te shitjes se pjeseve te nje ndertimi te ri dhe i pajis bleresit e ardhshem me certifikata te perkohshme. Ky regjistrim eshte i vlefshem deri ne regjistrimin e kontrates se shitjes, per efekt te kreditimit te bleresit. Per regjistrimin e kontratave paraprake zbatohet parimi i perparesise se regjistrimit, sipas nenit 10 te ketij ligji.
Pas perfundimit te objektit, per regjistrimin perfundimtar te tij zbatohet neni 13 i ligjit nr.8402, date 10.9.1998 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", te ndryshuar
KREU VII
SERVITUDAT, MARREVESHJET KUFIZUESE DHE KUFIZIMET
Neni 42
Regjistrimi i servitudeve
Pronari i një pasurie të paluajtshme regjistron një servitud duke i paraqitur regjistruesit aktin e krijimit të servitudit në formën e kërkuar nga ligji; ai duhet tëpërmbajë:
a) natyrën e servitudit, periudhën për të cilën ka efekt ky servitud si dhe ndonjë konditë apo kufizim që ka efekt mbi të; dhe
b) pasurinë e paluajtshme ose pjesën e saj, që preket nga
ky servitud.
Dokumenti me anë të të cilit zbatohet një servitud vendoset në dosje. Ai përmban një plan rilevimi që nevojitet për të përcaktuar vendndodhjen dhe shtrirjen e servitudit.
Servitudi regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme.
Neni 43
Regjistrimi i marrëveshjes kufizuese
Kur dokumenti përmban një marrëveshje kufizuese, i paraqitet regjistruesit. Ai e regjistron atë në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme qëi nënshtrohet marrëveshjes kufizuese, duke shënuar veçantitë e marrëveshjes, ose duke ju referuar dokumentit që përmban marrëveshjen, dhe e depoziton atë në dosje.
Neni 44
Regjistrimi i kufizimeve
Për parandalimin e ndonjë mashtrimi, veprimi të padrejtë ose të pamjaftueshëm, regjistruesi lëshon urdhër për regjistrimin e kufizimit në seksionin përkatës të kartelës, me ose pa kërkesën e personit të interesuar për pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën pasi të ketë udhëzuar që të dëgjohen ata persona që ai i mendon të përshtatshëm. Ky urdhër ndalon ose kufizon veprimet me këtë pasuri të paluajtshme.
Një kufizim mund të zgjasë:
a) per nje periudhe deri ne 30 dite nga data e njoftimit;
b) deri me realizimin e një ngjarje të caktuar;
c) deri me nxjerrjen e një urdhëri të dytë.
Regjistruesi urdhëron që të regjistrohet një kufizim në rastet kur ai sheh se e drejta e pronarit për të vepruar mbi pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën është e kufizuar.
Neni 45
Njoftimi dhe efekti i kufizimit
Me regjistrimin e një kufizimi, regjistruesi njofton me shkrim pronarin lidhur me këtë.
Sa kohë që një kufizim mbetet i regjistruar, nuk duhet të regjistrohet asnjë dokument që nuk pajtohet me të, pa urdhrin e regjistruesit ose vendimin e gjykatës.
Neni 46
Ndryshimi i kufizimeve
Kur personi i interesuar me kërkesë të noteruar vërteton që nuk ka arsye për kufizim në pasurinë e paluajtshme, regjistruesi urdhëron heqjen ose ndryshin e tij.
Pronari që preket nga kufizimi ka të drejtë t'i drejtohet gjykatës. Kjo vendos për çështjen.
Neni 47
Shuarja dhe ndryshimi i Servitudeve,
Marrëveshjeve Kufizuese
Me paraqitjen e kërkesës dhe dokumenteve të nevojshme nga personi në dobi të të cilit është vënë servitudi, ose me paraqitjen e kërkesës të përbashkët të palëve të një marrëveshje kufizuese për shuarje ose ndryshim të saj, bëhet regjistrimipërkatës.
KREU VIII
KORIGJIMI DHE KOMPENSIMI PER GABIMET NE REGJISTER
Neni 48
Korrigjimi nga regjistruesi
Regjistruesi korrigjon gabimet materiale ne certifikate, kartelen e pasurise se paluajtshme dhe harten treguese te regjistrimit ne rastet e meposhtme:
a) në rastin e gabimeve ose mungesave që nuk prekin materialisht interesat e një pronari;
b) kur personi paraqet vendimin e gjykatës që vërteton një fakt pronësie me anën e parashkrimit fitues;
c) në çdo rast dhe në çdo kohë me pëlqimin e të gjithë personave të interesuar;
d) kur, pas një rilevimi, del se një përmasë ose një sipërfaqe e treguar në kartelë ose në Hartën Treguese të Pasurive është e pasaktë. Në këtë rast, regjistruesi njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korigjim i propozuar.
dh) Me vërtetimin e ndryshimit të emrit ose adresës së një pronari dhe me kërkesën me shkrim të pronarit, regjistruesi regjistron ndryshimin në kartelë.
Kryeregjistruesi mund ta rishikojë vendimin e regjistruesit për korigjimin e kartelës.
Kur regjistruesi veren se ne certifikate ka gabime materiale, leshon certifikate te re, pasi te jete depozituar certifikata e meparshme e pronesise.
Neni 49
Procedura për kërkimin e dëmshpërblimit
Me kërkesë të çdo pale të interesuar regjistruesi merr vendim të veçantë nëse një e drejtë për dëmshpërblim, për dëme të shkaktuara që vijnë si rezultat i një regjistrimi të një informacioni jo të rregullt, duhet të ngrihet në pajtim me dispozitat e këtij ligji. Me miratimin e kryeregjistruesit caktohet masa e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar në lidhje me çështjen.
Neni 50
Masa e dëmshpërblimit
Kur jepet një dëmshpërblim në lidhje me ndonjë humbje të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme, ai llogaritet në përputhje me rregulloren që shoqëron këtë ligj.
KREU IX
VENDIMET E REGJISTRUESIT DHE ANKIMET
Neni 51
E drejta e regjistruesit për të dhënë mendim
Mosmarrëveshjet që i paraqiten kryeregjistruesit në lidhje me ushtrimin e të drejtave se zbatimin e detyrave, kryeregjistruesi është i detyruar para se të marrë vendim t'i kërkojë regjistruesit mendimin me shkrim.
Vendimet dhe urdhrat e nxjerrë nga Kryeregjistruesi jane te detyrueshëm per zbatim nga regjistruesit.
Neni 52
Ankimet
Pala ankuese brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit të këtij vendimi, udhëzimi, urdhëri, përcaktimi ose akordimi nga kryeregjistruesi, mund të njoftojë regjistruesin me anë të nje formulari të caktuar për synimin e tij për t'i bërë ankim gjykatës përkatëse kundër vendimit, udhëzimit, urdhërit, përcaktimit ose akordimit.
Me marrjen e njoftimit të ankimit, regjistruesi përgatit dhe i dërgon gjykatës përkatëse, me një kopje të informacionit të kryeregjistruesit dhe të ankuesit dhe çdo personi tjetër që është në regjistër e që atij i duket se lidhet me ankimin, një raporttë shkurtër në lidhje me çështjen në fjalë.
Kur pala ankuese i kërkon regjistruesit t'ia kalojë çështjen gjykatës, kjo palë depoziton tek regjistruesi shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve.
Neni 53
Efekti i ankimit
Në kartelën e pasurisë së paluajtshme të prekur nga ankimi duhet të bëhet një shënim se një ankim drejtuar kryeregjistruesit ose gjykatës është në pritje për zgjidhje dhe çdo tjetërsim duhet
t'i nënshtrohet këtij shënimi.
KREU X
TARIFAT DHE KUNDRAVAJTJET
Neni 54
Tarifat
Për çertifikatat e pasurive të paluajtshme, qirave, kopjeve të vërtetuara, kontrolleve, planeve të rilevimit, formularët e shtypur etj. që lidhen me regjistrimin duhet të paguhen tarifa.
Regjistruesi refuzon veprimin derisa të paguhet tarifa.
Tarifa vendoset nga Këshilli i Ministrave.
Në fund të çdo viti financiar, çdo e ardhur shtesë mbi buxhetin e zyrës së regjistrimit kalon në buxhetin e zyrës qendrore.
Neni 55
Kundravajtjet
çdo deklarim ose veprim, qe bie ne kundershtim me nenet 11, 24, 44 dhe 45, kur nuk perben veper penale, denohet me gjobe nga regjistruesi nga 5 000 deri ne 50000 leke. Kunder vendimit te regjistruesit mund të bëhet ankim te Kryeregjistruesi brenda 30 diteve.
Kundër vendimit të Kryeregjistruesit ose mosmarrjes së tij, mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
Me ekzekutimin e gjobes ngarkohen strukturat e Policise Tatimore.
Shqyrtimi i kundravajtjeve administrative dhe ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas ligjit "Për kundravajtjet administrative".
KREU XI
TE NDRYSHME
Neni 56
Rregullat
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të miratojë aktet nënligjore për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
Forma dhe përmbajtja e vendimeve që marrin regjistruesi dhe Kryeregjistruesi, në zbatim të këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të neneve 10, 14, 15 dhe 22 të këtij ligji
Neni 57
Fillimi i zyrave të regjistrimit
Data e fillimit të funksionimit të secilës zyre regjistrimi sipas këtij ligji caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Me fillimin e funksionimit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme,të gjitha dokumentet ekzistuese të pasurive të paluajtshme sipas nenit 24, që ndodhen në organet përkatëse para daljes së këtij ligji, të kalojnë në administrim të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Neni 58
Të gjitha dispozitat që bien në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.
Neni 59
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr., datë të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Sali Berisha
L I G J
Nr.8090, datë 21.3.1996
PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7843, DATE 13.7.1994 "PER
REGJISTRIMIN E PASURIVE TE PALUAJTSHME"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
Neni 1
Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e
pasurive të paluajtshme", të bëhen këto ndryshime:
- Në nenin 1, paragrafi i pesëmbëdhjetë ndryshohet si vijon:
- "studim/rivelim": përcaktimi i kufijve të një pasurie të
paluajtshme.
- Në nenin 2, pas pikës "c" shtohet pika "d" me këtë
përmbajtje:
d) Të gjitha informacionet që nuk janë të ndaluara me ligj
si të kartelave, hartave treguese të regjistrimit dhe dokumentet
e dorëzuara për regjistrim vihen në dispozicion për çdo person
që i kërkon ato.
- Në nenin 3, pas paragrafit të dytë, shtohen dy paragrafë
me këtë përmbajtje:
- Kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme të Republikës
së Shqipërisë organizon dhe drejton Zyrën Qendrore të
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe deri në funksionimin
e plotë të sistemit të regjistrimit varet nga Këshilli i
Ministrave.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
është person juridik, ka vulën e vet dhe vendndodhjen në Tiranë.
- Në nenin 4, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
Kryeregjistruesi emëron regjistruesin, ndihmësregjistruesin
dhe miraton strukturën organizative të zyrave të regjistrimit për
administrimin e sistemit të regjistrimit, sipas dispozitave të
këtij ligji, në një zonë regjistrimi të pasurive të paluajtshme.
- Në nenin 5 gërma "e" ndryshohet si vijon:
Me autorizimin e kryeregjistruesit, regjistruesi ka të
drejtë të vendosë gjobë ndaj një personi që paraqet një
informacion jo të rregullt, që t'i paguajë zyrës së regjistrimit
për shpenzimet që ajo ka kryer në procesin e kontrollit të këtij
informacioni jo të rregullt.
- Në nenin 9, rreshti i parë, pas fjalëve "… të jetë
regjistruar" shtohet fjala: "… e vlefshme…"
- Në nenin 10 titulli "Përparësitë e pronësive të
regjistruara", ndryshohet si vijon: "Përparësia e regjistrimit".
- Në nenin 12, pas paragrafit të parë, shtohet paragrafi i
dytë me këtë përmbajtje:
"Kjo tarifë do të paguhet nga të gjithë personat juridikë
dhe fizikë, të drejtat e të cilëve mbi pasuritë e paluajtshme
preken nga kontrata përkatëse".
- Në nenin 14, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
Në qoftë se një person propozon një marrëveshje për një
pasuri të paluajtshme të regjistruar, mund të bëjë një kërkesë
te regjistruesi i zonës përkatëse me pëlqimin me shkrim të
pronarit, për të pezulluar veprimet për transaksione të tjera të
kësaj pasurie. Regjistrimi i çdo dokumenti tjetër lidhur me këtë
pasuri të paluajtshme pezullohet për një afat (i cili quhet afati
i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur miratohet nga
regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë.
- Në nenin 24 gërma "a", rreshti i dytë, fjalët "kontratat
e privatizimit" zëvendësohen me fjalët: "kontratat e
shitblerjes".
Po në nenin 24, gërma "a", rreshti i tretë, pas fjalës
"vendime" shtohen fjalët: "ligjërisht të miratuara ose të
lëshuara pas 19 korrikut 1991″.
- Në nenin 28 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën
përkatëse, për pronësi, hipotekim apo për kontrata të ndryshme
që janë realizuar mbi këtë pasuri, lëshohet vetëm një
certifikatë.
- Titulli i Kreut VI ndryshohet si vijon:
"Regjistrimi i kontratave të shitjes, të qirasë, hipotekave
dhe akteve të marrjes së tokës në "pronësi" dhe "në përdorim" dhe
interesave të tjera për pasuritë e paluajtshme".
- Pas nenit 31 shtohet neni 31/a me këtë përmbajtje:
"Kontrata e shitjes për një pasuri të paluajtshme
regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së
paluajtshme".
Në nenet 1 dhe 35 përkatësisht fjalët "… përcaktimit të
Kodit Civil" dhe "dispozitave përkatëse të Kodit Civil",
zëvendësohen me fjalët: "dispozitave ligjore përkatëse".
Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1460, datë 18.4.1996 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha
REPUBLIKA E SHQIPëRISë
KUVENDI
L I G J
Nr.9407, datë 19.5.2005
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994
"PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE Të PALUAJTSHME"
Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPëRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Emërtimi i Kreut II ndryshohet si më poshtë:
"KREU II
ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME".
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 2
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është institucion buxhetor në varësi të Ministrit të Drejtësisë.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ushtron veprimtarinë e vet në mbështetje të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, që përmbajnë rregulla për veprimtarinë e saj".
Neni 3
Pas nenit 2 shtohen nenet 2/1 dhe 2/2 me këtë përmbajtje:
"Neni 2/1
Objekti i veprimtarisë së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka për objekt të veprimtarisë përgatitjen, mbajtjen dhe administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme dhe të dokumentacionit që lidhet me to, si dhe ushtrimin e shërbimeve për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme dhe të veprimeve juridike, që kryhen mbi këto pasuri.
Neni 2/2
Organizimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përbëhet nga zyra qendrore dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Këto zyra janë persona juridikë publikë.
Struktura organizative dhe limiti organik i punonjësve të kësaj Zyre caktohen nga Kryeministri me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.".
Neni 4
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 3
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejton, organizon dhe kontrollon veprimtarinë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejtohet nga Kryeregjistruesi, i cili emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë".
Neni 5
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 4
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e zonës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme organizohet dhe drejtohet nga regjistruesi, që emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit.
Në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbahen:
a) regjistra të pasurive të paluajtshme;
b) harta treguese të regjistrimit për zonën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
c) vendime gjyqësore, akte administrative, kontrata, akte e dokumente të tjera, të hartuara sipas ligjit, që kanë ndikim juridik mbi pasurinë e paluajtshme apo që, sipas ligjit, duhet të regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme;
ç) plane rilevuese të paluajtshme, indekse të regjistrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme, si dhe regjistrime të tjera, të nevojshme për veprimtarinë e zyrave vendore të pasurive të paluajtshme.
Cilido, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë të marrë të dhëna dhe kopje të dokumenteve, që janë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, në kartela, në harta treguese të regjistrimit, në dokumentacione të depozituara me kërkesën për regjistrim dhe në dokumentacionin që mbahet dhe administrohet nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme".
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
Servet Pëllumbi
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
L I G J
Nr.9701, datë 2.4.2007
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994
"PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 1 shtohet përkufizimi me këtë përmbajtje:
"Regjistrim fillestar" është regjistrimi për herë të parë i pasurisë së paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në nenin 192 të Kodit Civil.
Neni 2
Neni 2/1 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 2/1
Objekti i veprimtarisë
Objekt i veprimtarisë së zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale për pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe përgatitja, mbajtja dhe administrimi i regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave treguese të regjistrimit dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme".
Neni 3
Në nenin 3, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
"Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejtohet nga Kryeregjistruesi dhe, në mungesë të tij, nga njëri prej dy zëvendëskryeregjistruesve.
Kryeregjistruesi emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.
Zëvendëskryeregjistruesit emërohen dhe shkarkohen nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Kryeregjistruesit".
Neni 4
Në nenin 4 shtohet shkronja "d" me këtë përmbajtje:
"d) informacioni filmik dhe elektronik".
Neni 5
Në nenin 10, pas paragrafit të parë shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:
"Në rastet kur, për të njëjtën pasuri, janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon Kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të Kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palën/palët e interesuara brenda 10 ditëve. Konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse.
Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës. Në rast të mosmarrjes së vendimit nga Kryeregjistruesi, zbatohet neni 328 i Kodit të Procedurës Civile. Vendimi i Kryeregjistruesit i njoftohet palës/palëve të interesuara brenda 10 ditëve dhe konfirmimi i marrjes së njoftimit depozitohet në dosjen përkatëse.".
Neni 6
Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 12
Vonesa në regjistrim
Nëse një dokument paraqitet për regjistrim më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhet kamatëvonesë e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit".
Neni 7
Nenet 13, 19 e 20 shfuqizohen.
Neni 8
Në nenin 21 bëhen ndryshimi e shtesa si më poshtë:
a) Në paragrafin e fundit hiqen fjalët "dhe të vërtetuar nga organi përkatës se është në përputhje me ligjet në fuqi."
b) Në fund të nenit shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
"Kur pasuritë e paluajtshme, ngjitur njëra-tjetrës, janë pronë e pronarëve të ndryshëm, regjistruesi mund të bëjë bashkimin e tyre në të gjitha rastet kur pronarët paraqesin deklaratën noteriale, ku shprehet pëlqimi i palëve për bashkim të pasurive, e shoqëruar me plan rilevimi, të përgatitur nga topografi i licencuar.
Në të gjitha rastet, pronarët dorëzojnë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme certifikatën origjinale të pasurisë, që do të bashkohet ose ndahet, si dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara".
Neni 9
Në nenin 23, pas fjalëve " së një kartele" shtohen fjalët "dhe të një harte treguese të regjistrimit".
Neni 10
Në nenin 24, shkronjat "a", "b" dhe "c" ndryshohen si më poshtë:
"a) Pronësia dhe kufijtë e pasurive të paluajtshme përcaktohen nga aktet e fitimit të pronësisë, sipas nenit 193 të Kodit Civil.
b)Individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, sipas shkronjës "a", por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t'i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, me një planvendosje apo genplanin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme, që mbështesin kërkesën për regjistrim.
Regjistruesi, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duhet t'i kthejë përgjigje kërkuesit pas pagesës së shpenzimeve, të cilat parapaguhen nga kërkuesi.
Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë ngjitur njëra-tjetrës e të cilët kanë interes të ligjshëm në gjykim.
c) Për kalimin në pronësi të sipërfaqes, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim", kërkuesit duhet t'u drejtohen organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për rastet, të cilat nuk janë subjekt i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, kërkuesit i drejtohen institucionit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Procedura e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi, në këto raste, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave".
Neni 11
Në të tre paragrafët e nenit 25, shifra "90″ ndryshohet në "45″.
Neni 12
Në nenin 27 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:
"Regjistrimi i një pasurie nuk mund të krijojë mbivendosje me prona të regjistruara më parë, përveç rasteve kur kemi humbje ose ndryshim të pronësisë së regjistruar, sipas neneve 37 e 38 të këtij ligji.
Në rastet kur dokumentet e paraqitura për regjistrim janë të vlefshme, por krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, refuzon regjistrimin e pasurisë për atë pjesë që krijon mbivendosjen, deri në zgjidhjen gjyqësore dhe orienton kërkuesin për zgjidhjen e çështjes në rrugë administrative e gjyqësore".
Neni 13
Neni 32 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 32
Regjistrimi i kontratës së qirasë
Kontrata e qirasë për një pasuri të paluajtshme, për një periudhë kohore deri në nëntë vjet, nuk është e detyrueshme të regjistrohet. çdo kontratë qiraje për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit.
Kur një kontratë qiraje është për pjesë të pasurisë së paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/pjesët, që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme që mbetet/mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën treguese të pasurive të paluajtshme. Në këto raste, në zyrën përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme depozitohet certifikata e pronësisë së pasurisë që do të ndahet.
Zyra e regjistrimit regjistron edhe të drejtën e parablerjes, në zbatim të nenit 14 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar".
Neni 14
Neni 37 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 37
Regjistrimi i fitimit te pronesise me parashkrim fitues
Regjistrimi i fitimit te pronesise mbi një pasuri te paluajtshme, me parashkrim fitues, behet pas paraqitjes se vendimit gjyqësor te formës se prerë te regjistruesi per kete fitim pronësie.
Ne përputhje me kete vendim, regjistruesi regjistron si pronar te pasurise se paluajtshme personin qe e ka fituar ate me parashkrim fitues.
Regjistrimi i fitimit te pronesise, sipas ketij neni, behet nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme pas plotesimit te kushteve te regjistrimit, te percaktuara ne shkronjen "h" dhe ne paragrafin e fundit te nenit 193 te Kodit Civil. Ne rast se nuk plotesohen kushtet e siperpermendura, regjistruesi propozon refuzimin e kerkeses per regjistrim dhe dosja e plote e praktikes, se bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojne per kompetence Kryeregjistruesit.
Kryeregjistruesi, brenda 30 diteve, me urdher te arsyetuar, duhet te vendose miratimin ose jo te propozimit. Kunder urdhrit te Kryeregjistruesit per refuzimin e regjistrimit mund te behet ankim ne rruge gjyqesore.
Elementet e vendimit, qe verifikohen nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe procedura e nxjerrjes se urdhrit percaktohen me udhezim te Keshillit te Ministrave".
Neni 15
Neni 38 ndryshohet si me poshte:
"Neni 38
Regjistrimi i fitimit te pronesise me ane te ligjit, vendimit gjyqesor apo aktit administrativ
Ne rastet kur shteti, personi, fizik ose juridik, ka fituar te drejten e pronesise mbi nje pasuri te paluajtshme me ane te ligjit, vendimit gjyqesor te formes se prere per fitimin ose kalimin e se drejtes se pronesise apo te aktit te nje organi administrativ, regjistruesi, mbeshtetur ne keto akte te paraqitura nga personi i interesuar, ben regjistrimin, duke shenuar pronar shtetin, personin, fizik ose juridik, te cilit i ka kaluar e drejta e pronesise.
Regjistrimi i fitimit te pronesise, sipas ketij neni, behet nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme pas plotesimit te kushteve te regjistrimit, te percaktuara ne shkronjen "h" dhe ne paragrafin e fundit te nenit 193 te Kodit Civil.
Nese nuk plotesohen kushtet e siperpermendura, regjistruesi propozon refuzimin e kerkeses per regjistrim dhe dosja e plote e praktikes, se bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojne per kompetence Kryeregjistruesit.
Kryeregjistruesi, brenda 30 diteve, me urdher te arsyetuar, duhet te vendose miratimin ose jo te propozimit. Kunder urdhrit te Kryeregjistruesit per refuzimin e regjistrimit mund te behet ankim ne rruge gjyqesore.
Elementet e vendimit, qe verifikohen nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe procedura e nxjerrjes se urdhrit percaktohen me udhezim te Keshillit te Ministrave".
Neni 16
Pas nenit 39 shtohet neni 39/a me kete permbajtje:
"Neni 39/a
Regjistruesi nuk mund te pranoje asnje regjistrim te ri te nje prone, nese per kete prone ka nje regjistrim te meparshem te nje titulli, sipas neneve 37 e 38 te ketij ligji.
Nese regjistruesi eshte vene ne dijeni se nje regjistrim i meparshem eshte kryer ne kundershtim me kete nen, atehere ai procedon sipas nenit 10 te ketij ligji".
Neni 17
Pas nenit 41 shtohet neni 41/a me kete permbajtje:
"Neni 41/a
Regjistrimi i ndertimeve te reja
Regjistruesi, me kerkese te investitorit dhe të pronarit, ben regjistrimin e perkohshem te objektit ne fazen e perfundimit te karabinase, si dhe leshon certifikaten perkatese, ne perputhje me nenin 12/1 te ligjit nr.8402, date 10.9.1998 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", të ndryshuar. Ky regjistrim behet me kolone te ndryshme nga ajo e truallit, ne te cilin po kryhet ndertimi dhe eshte i vlefshem deri ne perfundimin e objektit, per efekt te kreditimit te investitorit ose regjistrimit te kontratave paraprake.
Me kerkesen e pales se interesuar, regjistruesi ben regjistrimin e kontratave paraprake te shitjes se pjeseve te nje ndertimi te ri dhe i pajis bleresit e ardhshem me certifikata te perkohshme. Ky regjistrim eshte i vlefshem deri ne regjistrimin e kontrates se shitjes, per efekt te kreditimit te bleresit. Per regjistrimin e kontratave paraprake zbatohet parimi i perparesise se regjistrimit, sipas nenit 10 te ketij ligji.
Pas perfundimit te objektit, per regjistrimin perfundimtar te tij zbatohet neni 13 i ligjit nr.8402, date 10.9.1998 "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", te ndryshuar".
Neni 18
Në nenin 44, shkronja "a"ndryshohet si me poshte:
"a) per nje periudhe deri ne 30 dite nga data e njoftimit".
Neni 19
Ne nenin 48 behen këto ndryshime:
a)Fjalia e pare ndryshohet si me poshte:
"Regjistruesi korrigjon gabimet materiale ne certifikate, kartelen e pasurise se paluajtshme dhe harten treguese te regjistrimit ne rastet e meposhtme:".
b)Pas shkronjes "dh" shtohet fjalia me kete permbajtje:
"Kur regjistruesi veren se ne certifikate ka gabime materiale, leshon certifikate te re, pasi te jete depozituar certifikata e meparshme e pronesise".
Neni 20
Ne nenin 51 shtohet paragrafi me kete permbajtje:
"Vendimet dhe urdhrat e nxjerrë nga Kryeregjistruesi jane te detyrueshëm per zbatim nga regjistruesit".
Neni 21
Në nenin 55, paragrafi i pare ndryshohet si me poshte:
"çdo deklarim ose veprim, qe bie ne kundershtim me nenet 11, 24, 44 dhe 45, kur nuk perben veper penale, denohet me gjobe nga regjistruesi nga 5 000 deri ne 50000 leke. Kunder vendimit te regjistruesit mund të bëhet ankim te Kryeregjistruesi brenda 30 diteve. Kundër vendimit të Kryeregjistruesit ose mosmarrjes së tij, mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
Me ekzekutimin e gjobes ngarkohen strukturat e Policise Tatimore".
Neni 22
Forma dhe përmbajtja e vendimeve që marrin regjistruesi dhe Kryeregjistruesi, në zbatim të këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 23
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të neneve 10, 14, 15 dhe 22 të këtij ligji.
Neni 24
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R E
Jozefina Topalli (Çoba)